Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili del të hënën në gjyq për akuzat e krimeve të luftës. Rama kujton se vetë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e cilësoi Thacin si ‘George Washington’ i Kosovës dhe ngre pikëpyetjen nëse konsiderohen kriminelë ata që e cojnë popullin drejt lirisë.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!” – shrkoi Rama në Twitter.

Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Artikulli paraprakKURBIN, ARRESTOHET 30-VJEÇARI I DËNUAR NË ITALI
Artikulli tjetërPRESIDENCA E RUSISË NË KËSHILLIN E OKB NUK PRITET MIRË NË KIEV, ZYRTARËT UKRAINAS: TË SHPËRBËHET TËRËSISHT!