Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se Tribunali Special i ka konfirmuar akt-akuzën për krime lufte ndaj tij kësisoj ai ka dhënë dorëheqjen live teksa po mbante një konferencë. Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar më herët.

“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetent zyrtarisht që gjykatësi i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje.

Shmangni çdo manifestim me motiv mbrojtës, drejtësia nuk bëhet në rrugë, nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim. Do të dalim faqebardhë dhe do të shihemi sërish”, tha Thaçi.