Jeta kulturore e studenteve te fakulteve te ndryshme ne Shkoder limitohet nga aktivitetet qe universiteti “Lugj Gurakuqi”  ka ne agjenden e saj te sezonit te cilat lidhen kryesisht me seminare shkencore dhe studimore.

Perfaqesues te grupimeve jo fitimprurese  shprehen se edhe kete vit jeta studentore do te jete e mbushur me nje sere aktivitetesh te larmishme te veteorganizuara  dhe qe marrin zhvillim jashte 4 mureve te fakulteteve dhe gjimnazeve te Shkodres.Me nisjen e vitit akademik startojne edhe nje sere konkursesh sportive dhe intelektuale

STUDENTËT KËRKOJNË QË STUDIMI EFEKTIV TE JETË LENDË ME ZGJEDHJE

22 tetor eshte data kur konkursi rinor “minute to win it” do startoje me pjesmarrjen e rreth 100 studenteve apo gjimnazisteve ne Shkoder. “Jete Studuentore” ka nje sere bashkpunimesh me Ministrine e Arsimit nderkaq po synohet qe seminari i studimit efektiv te futet si lende me zgjedhje, kerkese qe studentet e kane shfaqur here pas here.Synimi kryesor i kësaj lëvizje është krijimi i një ambienti të këndshëm rinor ku studentët  dhe gjimnazistët përfitojnë miqësi domethënëse, te dallojnë vlera dhe zhvillohen në aspektet akademike apo shoqërore.

Artikulli paraprakJAVA EUROPIANE E LËVIZJES, AKTIVITET NË KOPLIK
Artikulli tjetërDODANI: UNË NUK DO KANDIDOJ PËR KRYETAR TË PS