HEC-et, Rama: Anuluam 6 projekte në Theth. Po shohim Valbonën

Kryeministri Rama, në seancën e sotme parlamentare ka folur edhe për çështjen e HEC-eve në disa zona të vendit, ku sipas tij janë shkaktuar një sërë plagësh nga qeverisja e kaluar. “Ish-kryeministri nga Valbona do ndërtonte aty 11 HEC-e. Edhe në Theth vendosi të ndërtojë 5 HECE-e. Janë plagët që ju shkaktuat me keqqeverisjen tuaj”, ka thënë Rama. Kryeministri ka nënvizuar se, 6 HEC-et e Thethit u anuluan nga qeveria e tij, “që ndoqi të gjitha procedurat”. “Ndërkohë, ne kemi në vëmendjen tonë edhe HEC-et në Valbonë. 2 HEC-e janë kaluar në filtra për ekspertizë nga të huajt, ndërsa 9 të tjerëve nuk u dhamë dritën jeshile”, ka thënë Rama. Ai ka shtuar se, në Valbonë nuk do të ndërtohen diga.