Punimet për ndërtimin e HEC-it në Thirrë të Mirdites kanë rinisur disa ditë më parë dhe po veprohet në mënyre të paligjshme.Denoncimi është bërë nga banoret të cilet u rikthyen në kantierin e ndërtimit, duke pretenduar se çështja është në proçes gjyqesor dhe nuk ka një vendim që lejon vijimin e punimeve. Ata paralajmerojnë vijimin e rezistences për mbrojtjen e burimeve ujore, beteje të cilen e kanë nisur prej gati pesë vitesh. Punimet për ndërtimin e HEC-it kanë dëmtur dhe ujesjellesin e fshatit thonë banoret, duke i lënë pa uje të pijshem.
Pasi konstatuan mjetet në terren banoret sinjalizuan dhe institucionet përgjegjesë për punimet qe po kryhen në mënyre të paligjshme, ndërsa firma që po ndërton HEC-i në Fan të Mirditës, pretendon se Gjykata e Lartë e ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për pezullimin e punimeve, ndërsa dhe afati i bllokimit të punimeve nga bashkia ka përfunduar ndaj dhe kanë vijuar punen.