Drejtuesi i listës së kandidatëve për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër ka zhvilluar një takim me banorët e Shirokës.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se kampionëve të rrenës dhe të varfërisë u ka ardhur fundi.

POSTIMI I PLOTË

Po ikin ashtu siç erdhen, me mashtrime. Riciklojnë gënjeshtra, mashtrime, por nuk do t’ia hedhin popullit të Shirokës.
S’kanë asnjë bilanc përveç varfërisë, shpopullimit sa shesin investime për Shirokën sikur janë të tyre.
Kampionëve të rrenës dhe të varfërisë u ka ardhur fundi.
Me 25 Prill, shirokasit do të marrin frymë lirisht në perlën që u fali Zoti!
#VotoniPartinëDemokratike
#MeShirokenPërFitorenHistorike