Kandidati për deputet në Shkodër, Helidon Bushati u shpreh plot bindje se PD do të marrë shtatë mandate në këtë qark në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bashati i ftuar në një emision televiziv foli për objektivat e demokratëve në këto zgjedhje, ai tregoi se synimi i PD është të kapë rezultatet e arrira në vitin 2009.

“Situata është komplet tjetër; duam të arrijmë rezultatet e 2009-ës, të marrim 7 deputetë. Elektorati shpreh qartë nevojën për ndryshim. Shkodra, më shumë se çdo qytet tjetër, ka ndier përbuzjen e qeverisjes. Ne kemi krijuar aleancën më të madhe të këtyre 30 viteve të fundit. Një gjë është e sigurt: PD do të marrë 7 deputetë në Qarkun e Shkodrës.”

Sipas tij, Shkodra është qarku më i nëpërkëmbur nga qeveria gjatë këtyre tetë viteve të fundit.

“Shkodra është qarku me numrin më të lartë të emigracionit në tetë vitet e fundit. Fuqia blerëse ka rënë në 8 vitet e fundit në Shkodër, ndërsa janë mbyllur 5 mijë biznese, duke lënë të papunë mijëra qytetarë.”

Artikulli paraprak“KËTO ZGJEDHJE NUK JANË PËR BASHËN APO PËR RAMËN, POR PËR FAMILJEN”, KANDIDATI PËR DEPUTET I PD BARDH SPAHIA TAKIM NË VELIPOJË
Artikulli tjetërMASHTROI ME KREDINË E COVID-IT, GJYKATA ZVICERANE DËNON ME 26 MUAJ BURG SHQIPTARIN