Drejtuesi politik i PD Per Qarkun Shkoder Helidon Bushati ka zhvilluar nje takim me pensioniste ne qytetin e Shkodres.

Bushati tha fatura e energjisë elektrike u është shtuar, “Shëndetësia Falas” me ilaçe që blihen, çmimet e larta të ushqimeve bazë, ua kanë ngushtuar jetesën.

Postimi i plote

Unë kam dy prindër pensionistë. Kur takoj pensionistë, ua di hallet sepse ndajnë të njëjtat halle me prindërit e mi. Përballë tyre nuk jam Helidoni politikan, por djalë Shkodre. Përballë tyre nuk bëj politikë.

Blejnë më pak me pensionin e tyre.

Fatura e energjisë elektrike u është shtuar, “Shëndetësia Falas” me ilaçe që blihen, çmimet e larta të ushqimeve bazë, ua kanë ngushtuar jetesën. Po të mos ishin fëmijët e tyre në emigrim, nuk do e shtynin muajin.

Kërkova ndjesë edhe për të keqen e këtyre 8 viteve, duhej ta largonim me kohë.
Mbështetja dhe bekimi i prindit është kurajo, por edhe përgjegjësia për të mos zhgënjyer. Dhe ne nuk do të zhgënjejmë, sepse nuk jemi si ata që bashkë do t’i largojmë.