Drejtuesi politik i Partise Demokratike per Qarkun Shkoder Helidon Bushati ka zhvilluar nje takim me te rinjte ne Shkoder.

POSTIMI I PLOTE I HELIDON BUSHATIT

Rinia tashmë nuk është drita në fundin e tunelit. Është drita që po ndriçon tunelin në të cilën e ka futur Shqipërinë ai që nuk ia vlen t’ia përmendësh emrin më.

Kjo nuk është një betejë e thjeshtë politike. Është pertej saj. Është koha të ngjallim shpresën tek të zhgënjyerit.

Ftesa ime nuk është vetëm për rininë. Ata janë përgjigjur. Po bashkohen. Janë në rreshtin e parë të barrikadës ndaj së keqes.

Ejani në takimet tona me rininë dhe ju ftoj të dëgjoni zërin e fitores. Janë garancia se e mira do të ndahet nga e keqja.

#VotoniPartinëDemokratike