“Shëndetësia falas fasadë, gjysma e pensionit ikën për ilaçe”, pensionistët: “Rama ka çuar vendin në një varfëri të jashtëzakonshme”. Bushati: “ Pensionet do të rriten të paktën 5%, në vit”

Pensionistet e lene ne harrese ne Shkoder per shkak te mungesave tenpolotikave qeverisese, u shtruan si problem gjate takimit te pensionisteve me drejtuesin poliik te fushates se PD Helidon Bushati.

Pensionistët ngritën disa  probleme kryesor si largimin e fëmijëve në emigracion, pamundësinë për një jetese normale si dhe pensionet e ulta.  Një pesionistët i tha Bushatit se pensioni i tij nuk i del as për të paguar faturën e energjisë elektrike pa përmendur këtu ushqimet apo faturën e ilaçeve që e ka të detyrueshme  çdo muaj. Bushati i njohu ata me  programin e partisë demokratike ku  i inkurajoi të bëjnë durim deri në 25 Prill, pasi edhe pensionistët do t’i bashkohen ndryshimi, duke garantuar se nuk do të ketë rritje më të vogël të pensioneve se 5% ne vit. Pensionistët  shprehën besimin se Lulzim Basha si kryeministër do të mbajë premtimet dhe do ta ndryshojë për mirë jetën e tyre.

“Për sistemin e shëndetësisë ca me fol, dihet…. 27-28 % janë taksa për pensionistin”, tha nje pensionist ndersa nje tjeter theksoi varferine me te cilen perballet misha e trete.

“Rama s’është njeri në rradhë të parë, ai ka udhëheq me facebook , ky ne kryeministri nuk e di ca mund të ketë ba. Kur të vini në pushtet shkoni e shifni se ca mund të jetë ba aty…..

Helidon Bushati vuri ne dukje se Programi i Partisë Demokratike do të mbështesë pensionistët.

“650mijë pensionistë shqiptarë do kenë rritje të pensioneve cdo vit , me minimalisht 5% në vit dhe padyshim sa dyfishi i inflacionit nqs ka rritje të cmimit, të produkteve të shportës padyshim që do të ketë dyfishin pensionet në mënyrë që pëerballoj dhe të ketë rritje efektive të fuqisë blerëse . Elementë të tjerë që do të ndikojnë në rritjen e mirëqënies , në rritjen e të ardhurave është ulja e cmimit të produkteve ushqimore . Partia demokratike në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe monopoleve do të ndikoj drejtëprdrejt në uljen e cmimeve të produkteve ushqimore , të cilat sot janë në nivelet më të larta si rrjedhoj e monopoleve të lidhura me pushtetin , të cilët importojnë produktet e importuara dhe ndikojnë në cmimin e tregut.
Angazhim i partisë demokratike është edhe ulja e cmimit ët dritave, ato që ndikojnë drejtëpërdrejt në xhepin tuaj. Për 70% të popullëisë dhe sidomos për shtresat në nevoj dhe pensionistët do të ketë reduktim të energjisë eletrikem, do të ketë përmirësim të sistemit shëndetësor. Ilacet e rimborsueshme do  jenë ilace me efektivitet jo produkte që kanë origjinë të dyshimtë, vet paketa e rimborsueshme për shtresat në nevoj dhe pensionistët do të zgjerohet dhe do të jetë plotësisht e mbuluar nga shteti”, tha Bushati.

Artikulli paraprak‘LAJM I MIRË’, RAMA: BRENDA PRILLIT MBËRRIJNË EDHE 23 MIJË DOZA TË TJERA PFIZER! DO TA NXJERRIM JASHTË ARMIKUN E PADUKSHËM MË SHPEJT SE SHUMË NË EVROPË
Artikulli tjetërFËMIJËT, VIKTIMAT E PADUKSHME TË PANDEMISË