POSTIMI I HELIDON BUSHATIT

Shkodër, falemnders!
Fitoi Shkodra e Shumicës! Fituam ne! Fitoi qytetaria, fitoi beteja e njeriut të ndershëm dhe të zakonshëm. Fitoi bashkimi ynë.

Fitoi shpresa mbi frikën, fitoi bashkimi mbi përçarjen.
Falenderoj çdo demokrat dhe socialist të ndershëm për bashkimin, për dritën e shpresës që mbajtën ndezur ne tunelin e këtyre 8 viteve dhe për zjarrin e ndryshimit që shpërndamë tek njeri-tjetri.

Falenderoj çdo kontribues të këtij proçesi, që përtej disa parregullsive, triumfoi qytetaria. Kjo është fytyra e fitores tonë.

Ndamë të mirën me të keqen. Kemi akoma për të bërë. Le të lexojmë çdo votë. Le të jetë vullneti i shumicës ai që vendos.

I bëj thirrje të gjithë komisionervë, vëzhguesve që administrojnë proçesin e votimit që këtë qytetari të votuesit ta marrin si shembull edhe në numërim.

Të mbizotërojë qetësia deri në fund!
Shkodra, fitoftë gjithmonë, si sot!