Kandidati për deputet në radhët e PD Shkodër, Helidon Bushati, është takuar me banorët e lagjes Perash.

Bushati përmes një postimi në “Facebook” shkruan:

Politikën e lakut të fytit, këtë Shkodra nuk e duron më.
Banorët e Perashit dhe Urës Dervishbeg dhanë përgjigjen më të bukur ndaj të keqes që kemi përballë. Bashkim! Ose të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve tona, ose xhepat e një grushti njerëzish! Koha kur Shkodra mbahet peng nga inati i një njeriu, ka marrë fund!