Koordinatori politik i Qarkut Shkodër Helidon Bushati njëkohësisht kandidat për deputet i Partisë Demokratike zhvilloi disa takime me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm në Shkodër.

Bushati diskutoi për problematikat me të cilat përballen qytetarët.

“Biznesi i vogël ose ka ulur qepenat, ose është në prag falimenti. Ndihen te braktisur sepse shteti në ikje është në funksion të një pakice. Në funksion të një grushti njerëzish”, shkruan Helidon Bushati.

POSTIMI I PLOTË

Një armik ka biznesi i vogël dhe i mesëm. Ai është Edi Rama.
Biznesi i vogël ose ka ulur qepenat, ose është në prag falimenti. Ndihen te braktisur sepse shteti në ikje është në funksion të një pakice. Në funksion të një grushti njerëzish.
Shteti mbledh para, ua mbledh shqiptarëve për t’ua dhënë ministrave dhe oligarkëve.
Me 25 Prill të gjithë bashkë heqim lakun nga fyti i shqiptarëve!
#VotoniPartinëDemokratike
#ShqipëriaFITON

Artikulli paraprakZGJEDHJET, ZGJATET AFATI I VLEFSHMËRISË SË PASAPORTAVE, QEVERIA: JA DERI NË CILËN DATË
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA TAKIM ME BIZNESET TURISTIKE NE VELIPOJË: QEVERIA E PD DO TA TRAJTOJË BIZNESIN SI PARTNER, JO SI ARMIK!