Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike për qarkun Shkodër në këto zgjedhje parlamentare të 25 prillit, Helidon Bushati, ka zhvilluar një takim sot me moshën e tretë.

Takimi u zhvillua në një nga lulishtet e qytetit ku pjesë e tij ishin edhe prindërit e Helidon Bushatit. Këtë e bën me dije përmes një postimi në Facebook.

“Sot kisha në krah edhe prindërit e mi si fjalë e dhënë për angazhimet e mia. Fitores së 25 Prillit i duhet bekimi i prindërve tanë. Dhe e kemi. Ky është oguri më i mirë për fitoren tonë historike. I harroi, i mashtroi, i la në baltë edhe ata që ëndërruan për Shqipërinë si të ishte fëmija i tyre. Lajm i mirë është që ëndrrës për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre i ka ardhur koha. Me 25 Prill, do të kenë një qeverisje që e sheh prindin me syrin e fëmijës”, shkruan Bushati në postimin e tij.

POSTIMI I HELIDON BUSHATIT

Sot kisha në krah edhe prindërit e mi si fjalë e dhënë për angazhimet e mia.
Fitores së 25 Prillit i duhet bekimi i prindërve tanë. Dhe e kemi. Ky është oguri më i mirë për fitoren tonë historike.
I harroi, i mashtroi, i la në baltë edhe ata që ëndërruan për Shqipërinë si të ishte fëmija i tyre.
Lajm i mirë është që ëndrrës për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre i ka ardhur koha.
Me 25 Prill, do të kenë një qeverisje që e sheh prindin me syrin e fëmijës.
#VotoniPartinëDemokratike

Artikulli paraprakKANDIDATI PËR DEPUTET NË QARKUN SHKODËR PËR PD, ZEF HILA, TAKIM ME BANORËT E FSHATIT STAJKË
Artikulli tjetër“I THASHË NDAHU NGA ILIRI E SALIU E BASHKOHEMI, POR REFUZOI”, RAMA PËR BASHËN: THA JO, SE PO POHOI TË KUNDËRTËN, IA HEQIN BATERITË DHE NUK FUNKSIONON!