Numri një në radhët e PD Shkodër në këto zgjedhje parlamentare të 25 prillit, Helidon Bushati, ka zhvilluar një takim me pedagogë të Universitetit të Shkodrës.

Në këtë takim është diskutuar rreth situatës së vështirë në të cilën ndodhet arsimi i lartë ku ndërkohë pedagogët janë njohur edhe me programin e Partisë Demokratike për arsimin e lartë.

Një ndër planet e PD sipas Bushatit është rritja e rrogave të pedagogëve në 900 euro si dhe të profesorëve në 1300 euro. Gjithashtu një tjetër plan i PD është edhe investimi në arsimimin e studentëve të shkëlqyer në universitetet më të mira në botë

POSTIMI I PLOTË

Tryeza me pedagogët e Universitetit të Shkodrës.
Arsimi i lartë është në një situatë emergjente! E ardhmja e fëmijëve tanë është në pikëpyetje.
Falemnders çdo pedagogu që situatën e arsimit e sheh përtej optikës së një ngjyre. Isha i nderuar të diskutoja me pedagogë rreth situatës së vështirë në të cilën ndodhet arsimi i lartë dhe të ofroja angazhimet tona.
Numri i studentëve në Universitetin e Shkodrës është këmbanë që bie për secilin prej nesh. Është pikëpyetje që rrezikon të ardhmen e vendit, por që pas 25 Prillit do të marrë përgjigjen e duhur. Sepse arsimi i lartë është prioritet ynë kombëtar.
Kërkesat e protestës së studentëve të Dhjetorit kanë vëmendjen tonë të veçantë.
Ne kemi një plan. Rroga për pedagogë nga 900 euro dhe për profesorë nga 1300 euro, do të investojmë në arsimimin e studentëve të shkëlqyer në universitetet më të mira në botë, do të financojmë kostot për familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë dhe 36 milionë euro për dixhitalizimin.
Me këtë plan, e ardhmja e vendit tonë fiton!

 

Artikulli paraprak(FOTO) “KËTA NUK MERITOJNË MË ASNJË SHANS!” PAS VENDOSJES SË BANDEROLES NË MES TË SHKODRËS, REAGON PD
Artikulli tjetërMBËRRIJNË NË RINAS 7020 VAKSINA TË TJERA NGA PFZIER, RAMA: DO VIJNË EDHE DOZA TË ASTRAZENECA, SINOVAC E SPUTNIK