Drejtuesi politik i PD për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, nuk kursehet ndaj kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në “Facebook”, Bushati shprehet se nuk është politikani i cili i trembet qytetarit dhe lëviz me truproja. Në shkrim, Bushati nuk kursen as ironinë ndërsa shton nuk do ia lejonte vetes kurrë dhe misionit të tij në politikë do t’i vinte fundi.

POSTIMI I PLOTË
Nuk jam politikani që i trembet qytetarit dhe që lëviz me truproja. Nuk do ia lejoja vetes kurrë dhe misionit tim në politikë do t’i vinte fundi. Siguria më e mirë është përkrahja që gjej kudo dhe nevoja për ndryshim. Do të vij çdo ditë tek ju, me të rinj dhe të reja, që bashkë me ju duan ndryshimin. Jam njëri nga ju.
Artikulli paraprakVIZITA E RAMES NE SHKODER, BEQAJ I PERGJIGJET PD: HODHEN BALTE, DEKLARATE PARAMILITARESH
Artikulli tjetërMJEKU SHQIPTAR LETËR VUÇIÇIT: MË LEJONI T’I BASHKANGJITEM STAFIT MJEKËSOR DHE TË NDIHMOJ POPULLIN SERB