Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot bashkë me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave kanë marrë vendim që të ndërpresin gjendjen emergjente në këtë komunë.

Ramosaj është shprehur falënderues për ata që kanë kontribuar që të tejkalohet kjo gjendje.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Deçanit, pasi gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet. Sot, në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, morëm Vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit”.

“Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të kemi më kësi situatash”, tha ai.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4979341725415944&id=1891305244219623

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRPLASJET PËR ORËN POLICORE MES BIZNESMENËVE DHE POLICISË NË VLORË, REAGON META: DIALOGU I SINQERTË OFRON MUNDËSI PËR ARRITJEN E NJË ZGJIDHJEJE
Artikulli tjetërHAPET VENDKALIMI I RI KUFITAR MES KOSOVËS DHE MAQEDONISË SË VERIUT