Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Durrës. 5 nxënësit e shkollës ‘Eftali Koçi’ janë helmuar dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Nxënësit e klasës së 5-të janë dërguar në spital me të vjella e marrje mendsh.

Fëmijët dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë shfaqur simptomat menjëherë sapo kishin konsumuar drekën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Pasi kanë marrë mjekimin në urgjencën e Spitalit të Durrësit, nxënësit janë larguar për në spital pa probleme për shëndetin. Njoftimi i policisë për ngjarjen: Më datë 22.01.2018, shtetasit D.R K.N, L.B. F.Xh dhe F.H, vjeç 11, 11, 12, 11 e 11, banues në Durrës, nxënës në klasën e pestë të një shkolle 9-vjeçare kanë konsumuar në shkollë disa produkte ushqimore si haribo, byrek, hamburger e sanduiç dhe më pas kanë ndjerë shqetësime me dhimbje e të vjella, të cilat pasi kanë marrë mjekim në urgjencën e Spitalit Rajonal, janë larguar pa probleme për shëndetin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.Ministria e Arsimit reagon për rastin e nxënësve të helmuar.Ministria e Arsimit: Nxënësit kanë blerë produkte tek ambulantët.  M. Arsimit: Pasi kanë konsumuar ushqimin nuk janë ndier mirë.M. Arsimit: 5 fëmijët janë dërguar për kontroll në spital.  M. Arsimit: U njoftua ISHP dhe policia bashkiake për ngjarjen.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRITET NUMRI I TURISTËVE NË 2017-ën NË SHKODËR
Artikulli tjetërTË DËNUAR, ISH-SIGURIMSA DHE KOPJACË”, PD PROVA TË REJA PËR ANËTARËT E KLP-KLGJ