Herald Marku është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë. Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije për Star Plus TV se mesfushori ka mbërritur në Shkodër dhe ka hedhur firmën mbi kontratë gjatë pasditës së sotme.

Mësohet se marrëveshja mes palëve është arritur më herët, përmes kontakteve dhe bisedave mes tyre, ndërsa sot është finalizuar gjithçka. Madje, Marku pritet të prezantohet shumë shpejt, pak para nisjes së seancës stërvitore, ku do të bashkohet menjëherë me skuadrën.

Një lëvizje e rëndësishme për kuqeblutë, që rikthejnë në ekip një lojtar që e njeh mirë ambientin dhe që pritet të japë kontributin e tij në mesfushë.

Maringlen ZHIVANI

Artikulli paraprakAKSIDENT NË ISHULL SHËNGJIN, MAKINA PËRPLASET ME MOTORIN, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërDITA E 16-TË E PROTESTËS NË TIRANË, ORGANIZATORËT MARRIN MASA PAS BLLOKIMIT TË RRUGËS SË RINASIT NJË NATË MË PARË: DO MARSHOJMË VETËM BRENDA ‘UNAZËS’