
KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e Herald Markut. Përmes një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se:
HERALD MARKU VISHET KUQ E BLU
Një rikthim në shtëpi.
Një emër që e njeh mirë peshën e kësaj fanelle.
Herald Marku rikthehet te Vllaznia për sezonin 2026–2027, aty ku 5 vite më parë ngriti Kupën me ngjyrat kuq e blu.
Sot rikthehet me një objektiv të qartë: Titullin kampion.
Mirë se u riktheve në shtëpi, Herald!






