Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Balldre të Lezhës, ku u gjet i vdekur në makinë 25-vjeçari Romario Brunga. Sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë, nën drejtimin e prokurorisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë. Kamerat e sigurise kane konfirmuar se i riu ka dale nga puna i pa shqetesuar, ka hipur ne makine vetem dhe deri ne hyrjen e tij tek rruga qe e dergon ne shtepi eshte pare krejt i vetem dhe shihet qe vazhdimisht flet ne tel. Ai ka telefonuar nje shokun e tij qe i ka thene se ka nje hall te madh, por pa i shpjeguar detaje. Pas ketij momenti, Romario Brunga nuk i eshte pergjigjur me telefonates se shokut te tij.

Policia ka sekuestruar telefonin per te hapur tabulatet apo per te pare nese ka mesazhe qe identifikojne shkaqet qe mund te kene cuar drejt vetevrasjes 25 vjecarin Romario Brunga. Referuar ekspertizes mjeko-ligjore në trupin e viktimes bëhet me dije se ai marrë një goditje plumbi në kokë, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur. Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup.

Arma pistolete dhe gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes, janë dërguar për ekspertim balistik, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë. Romario Brunga ishte martuar në gusht të vitit të kaluar, por vetëm shtatë muaj më pas vendosi t’i jepte fund jetës me një të shtënë arme zjarri, për motive qe vijojnë të mbeten mister.

Artikulli paraprakBERISHA: ÇDO PARTI QË NDJEHET OPOZITARE TË NA BASHKOHET NË FRONTIN KUNDËR SË KEQES
Artikulli tjetërKOMISIONI I POSAÇËM TAKIM NË SHKODËR