Rënia e helikopterit ushtarak në liqenin e Shkodrës, ka bërë që prokuroria e Tiranës të marrë në pyetje Komandantin Rregjimentit të Helikopterave në Farkë dhe tre drejtues të tjerë të këtij rregjimenti.

Pyetja e kolonel Kuto Hasani, rreshtere Sofije Ramçaj, tetarja Elsa Alku që janë personeli i mbajtjes së shkresave dhe planit të fluturimit e protokolli, si dhe kapiteni Valentin Korbi është bërë në Tiranë, ku ata kanë treguar të gjithë dinamikën e planit stërvitor të helikopterit EC-145. Sipas tyre, pilotët kanë qënë në gjëndje shumë të mirë shëndetësore dhe se nuk kanë pasur luhatje me tensionin apo probleme të tjera me shëndetin. Madje sipas drejtuesve të rregjimentit dy pilotët që ndëruan jetën gjatë momentit të rrëzimit në ujë, kanë bërë një udhëtim në pjesën jugore të vendit dhe pas një pushimi të drekës, ata janë ngritur sërisht në fluturim për të bërë një patrullim në pjesën veriore të vendit.Sipas dëshmisë së tyre, plani ka qenë i dokumentuar dhe dhe se deri para ndodhjes së tragjedisë, pilotët i janë përmbajtur këtij plani, duke komunikuar në mënyrë të vazhdueshme dhe me kullën ushtarake të komandimit në Rinas.Njëherësh me dëshminë e tyre, prokuroria e Shkodrës ka administruar në dosje të gjithë dokumentacionin që është mbajtur për këtë fluturim, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sa i përket kartës së memories së kamerës së sigurisë, hetuesit thonë se ajo është e rikuperueshme por vetëm nga progami dhe ekspertët e kompanisë franko-gjermane të pordhimit të helikopterëve. Ku edhe do të dërgohet nga prokuroria për ekzaminim, në prani të një prokruorit dy përfaqësuesve të ministrisë së mbrojtjes dhe ekspert të pavarur nga të cilët është kërkuar asistencë teknike.