Deputeti socialist Alfred Peza reagon lidhur me deklaratën e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, e cila lajmëroi sot nisjen e hetimit për deklaratat e interesave, lidhur me aksionet me vlerë rreth 1.13 miliardë lekë në bankën “Credins”.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, ai shkruan se mirëpret kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKPKI ka nisur në lidhje me pasurinë e familjes së tij. Ai thotë se inkurajon ILDKPKI ti shkojë deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm të këtij hetimi. “Unë dhe bashkëshortja ime, jemi të hapur dhe do të qëndrojmë 24 ore/24 në dispozicion të ILDKPI për të bashkëpunuar në sqarimin dhe përfundimin e plotë të kontrollit dhe hetimit të sapo nisur”, shkruan Peza.

Alfred Peza : Sapo jam informuar ne lidhje me njoftimin me te fundit per shtyp te ILDKPI, qe i adresohet personit tim, me cilesine e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Mirepres kontrollin e plote dhe hetimin administrativ qe ILDKP ka nisur sot ne lidhje me pasurine e familjes time. Inkurajoj IDKPI ti shkoje deri ne fund, me shpejtesi, paanesi dhe profesionalizem ketij hetimi te thelle e shterues.Nxis institucionin qe me te njejten ndjeshmeri dhe seriozitet te hetoje kedo nga te zgjedhurit e Kuvendit te Shqiperise, te zgjedhurit lokale dhe persona te tjetere subjekt i hetimit nga ana e ketij institucioni, sot e ne vazhdimesi, per te cilet ka patur, ka apo do te kete indicie te njejte apo te ngjashme. Une dhe bashkeshortja ime, jemi te hapur dhe do te qendrojme 24 ore/ 24 ne dispozicion te ILDKPI per te bashkepunuar ne sqarimin dhe perfundimin e plote te kontrollit dhe hetimit te sapo nisur. Alfred Peza Deputet i PS