Ambasada Britanike organizoi ne ambientet e Bibliotekes Universitare ne Shkoder një prezantim mbi programin e bursave “Chevening” për studime të nivelit master në Mbretërinë e Bashkuar.Te pranishem ishin dhjetra studente të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ne kuader te fushatës se informimit në universitete të ndryshme shqiptare përgjatë muajit tetor.

I pranishem ishte zv/Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Hickling i cili u shpjegoi te pranishme programin konkurues qe te jep mundesine te studiosh ne kryeqytetin britanik me ane te burses gjithperfshirese.“Chevening” është një program prestigjioz bursash që i mundëson studentëve shqiptarë të ndjekin studimet master në çdo universitet të Mbretërisë së Bashkuar. Bursa mbulon tarifat e shkollimit, shpenzimet e jetesës, financon udhëtimin Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar (vajtje-ardhje), si edhe një kuotë për përgatitjen e disertacionit të diplomës. Programi akordon çmimet për individët e talentuar të cilët demonstrojnë potencialin për t’u bërë lider të ardhshëm, vendimmarrës dhe analistë opinionesh. Bursat Chevening jepen për një gamë të gjerë fushash; duke përfshirë politikë, qeveri, biznes, media, mjedis, shoqëri civile, fe, dhe akademi.

Artikulli paraprakLUFTA NDAJ KANCERIT TË GJIRIT, MBËRRIN NË KOPLIK MAMOGRAFIA
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, ULTËSIRA PERËNDIMORE MË E RREZIKUAR