Një 40 vjecare nga Cekia është hedhur nga kati i 6 i Hotel “Tirana Internacional”, në qendër të kryeqytetit.

Sipas policisë, 40 vjecarja ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga dritarja e dhomës së katit të 6, ku qendronte prej 3 ditësh dhe me pas ra në tarracën e katit të tretë. Ajo u dergua menjëhere në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja nga Cekia kishte lënë edhe një leter ku shkruante se organët e saj mund të dhuroheshin, pasi ajo të ndërronte jetë. 40 vjecarja kishte ardhur në Tiranë prej tre ditesh e vetme dhe do të largohej sot nga Hotel Tirana International. Sipas policise ajo ka lene nje leter ‘ Dua të vdes, organet e mia dhurojini” ”Përdorini organet e mia nëse është e nevojshme”. Ky ishte shënimi që është gjetur në dhomën e hotelit të shtetases së huaj, që tentoi sot të vetëvritej duke u hedhur nga kati i 6-të, i 15-katëshit, në Tiranë. Policia ka gjetur letrën, që shtetasja Hana Demetrova 52 vjec nga Çekia, ka shkruar përpara së të hidhej. M