Hidhet nga kati i shtatë; humb jetën 35-vjeçarja

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Lushnjes. Një 35-vjeçare ka rënë nga kati i shtatë i pallatit për motive ende të panjohura. Arvenola Haxho ka ndërruar jetë në vend nga plagët e marra. Ngjarja ndodhi në lagjen “Loni Dhamo”, ku policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e hedhjes së 35-vjeçares nga ballkoni. Mësohet se viktima vuante nga epilepsia.Ne vendin e ngjarjes  nuk ka ardhur autoambulanca ndersa viktima eshte transportuar me nje makine funerali.