14 vjeçarja hidhet nga kati i tretë

Një adoleshente është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte në zonën e “Rrugës së Dibrës” në Tiranë, fatmirësisht pa pasoja të rënda për jetën. Policia bën me dije se rreth orës 13:45 minuta ka mbërritur në telefonatë në polici, e cila bënte me dije se përballë së ish-Shkollës së Bashkuar është hedhur një shtetase nga lartësia. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4 dhe së bashku me Urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë. “Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e shtetases K. B., 14 vjeçe, e cila është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke rënë në tarracën e katit të parë. Kjo shtetase ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia. Grupi hetimor po vazhdon në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e këtij veprimi.