Pas hidrocentralit në luginën e Valbonës, një tjetër hidrocentral do ndërtohet në Malësinë e Madhe. Bëhet fjalë për hidrocentralin e Murasit, në lumin Cem në Vermosh, ku qeveria shqiptare ka dhënë një leje ndërtimi për një firmë e cila është krijuar në vitin 2016.

Kryeministri Rama, ka firmosur këtë leje ndërtimi për “Mateo&Co” me administratore Elona Nikollajn. “Mateo&Co” është krijuar në 20 maj 2016, me kapital bazë 100.000.00 leke dhe fushë veprimtarie “Prodhimin e energjise elektrike”, një vit para aplikimit për marrjen e kësaj leje ndërtimi.

Nga një vëzhgim elementar nuk rezulton se kompania “Mateo&Co” të ketë eksperiencë të mëparshme në ndërtimin e hidrocentraleve dhe veprave hidrike. Kjo nuk është hera e parë që pasuritë natyrore vihen në funksion të shfrytëzimit për të fituar para. Pas Valbonës ky është hidrocentrali i dytë që do të ndërtohet mbi një pasuri natyrore.

Artikulli paraprakANALIZA VJETORE E DAR SHKODËR PËR VITIN 2017
Artikulli tjetërAKSIONI I UJIT, SHTYHET AFATI ME NJË MUAJ