Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila, ka vijuar turin e takimeve në kuadër të fushatës elektorale në fshatin Melgushë. Gjatë këtij takimi banorët kanë evidentuar problemet më kryesore, por edhe garantuar kandidatin për mbështetjen me 14 Maj.

Infrastruktura ngelet kryefjalë edhe në këtë fshat të bashkisë Vau Dejës, ndërkohë që kandidati Hila I garantoi banorët se mbështetja e bashkisë Vau Dejës do të jetë e pakursyer jo vetëm në shërbimin ndaj qytetarëve që është një detyrim për gjithsecilin por edhe asistencën teknike edhe në aplikimin e subvencioneve dhe mbështetjes në bujqësi në grante dhe investime nga donatorë të huaj.