Kryetari i bashkisë Vau Dejës Zef Hila bashkë me stafin e tij kanë inspektuar shkollën e Komanit.

Bashkia ka gati një projekt të saj teksa parashikon punime që kanë të bëjnë me rikonstruksionin e mjediseve të shkollës së Komanit dhe brenda 10 shtatorit punimet do të kenë përfunduar. Kryebashkiaku i Vau Dejësit Zef Hila tha se në shkolla do të vendosen sanitare për të pastruar e po ashtu edhe roje në mënyrë që nxënësit të jenë të sigurtë. Shkolla e Komanit nuk do të jetë e vetmja që do të rikonstruktohet por do të jenë edhe disa godina të tjera të shkollave që tashmë në sezonin e ardhshëm do të kenë një pamje krejtësisht tjetër.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRUGA NGA QËNDRA E VELIPOJËS DERI TE VILUNI SI MOS MË KEQ
Artikulli tjetërTROTUARET E ZËNA NGA LOKALET DHE SHITËSIT AMBULANTË