
Fshati Ashtë në njësinë administrative të Bushatit, ka mikëpritur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila. Gjatë këtij takimi kandidati Zef Hila, i garantoi banorët se pas datës 14 maj, bashkia do të kthehet tek qytetarët duke ofruar shërbimin e duhur për këta banorë, taksapagues të rregullt të bashkisë Vau Dejës. Ai u ndal tek regjistrimi i pronave një problematikë e mbartur në vite por që do të marrë zgjidhje fale asistencës falas nga bashkia Vau Dejës….
Gjithashtu në takimin me banorët e zonës kandidati Hila renditi edhe disa ndërhyrje në infrastrukturë në zonë si dhe premtoi rikonstruksionin e shkollës në fshatin Ashtë.






