Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vau Dejës Zef Hila zhvilloi një takim me banorët e fshatit Gomsiqe. Banorët kërkuan rikonstruksionin e rrugës së fshatit si një nevojë emergjente për ta.

Kandidati Zef Hila ka garantuar se ndërhyrja në këtë rrugë është pjesë e planit emergjent për zgjidhjen e problemeve në bashkinë Vau Dejës.

Banorët e fshatit Gomsiqe i dhanë mbështetjen e tyre kandidatit Hila në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Artikulli paraprakDRINI: VAU DEJËSI DO JETË BASHKI E HAPUR
Artikulli tjetërHILA: MBËSHTETJE TË PLOTË FERMERËVE