
Gjorgjeta Hila, kryetare për 8 vite me radhë në Forumin Rinor të PD-së së Shkodrës ka treguar se përse vendosi që të mos kandidojë më.
Hila thotë se ky vendim nuk erdhi nga frika e përballjes. Kandidimi për deputete nuk është një plan i afërt. Jozefina Topalli është një shembull që duhet ndjekur. Në PD-në e Shkodrës s’ka grupime por zëra ndryshe, një prej tyre është edhe ajo vetë. Ramiz Çobajn e respekton si kryetar partie ndërsa me kryebashkiaken Voltana Ademi ka një raport të ngushtë. Ish-kryetarja e FRPD mendon se Shkodra dhe Vau Dejësi më mirë të ndahen si degë. Gjorgjeta Hila do vijojë jetën aktive në PD-në e Shkodrës teksa aktualisht është anëtare e kryesisë ndërsa duhet pritur se cili do jetë hapi i radhës i saj përveç të bërit opozitë dhe një zë ndryshe brenda familjes demokrate.






