
Mitet dhe të vërtetat shkencore mbi hipnozën, funksionimin e trurit dhe sjelljen njerëzore janë bërë bashkë në një leksion të hapur të organizuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Departamenti i Psikologji-Punë Sociale ka bërë bashkë studentë dhe kërkues shkencorë për të eksploruar një nga temat më magjepsëse të shkencave të mendjes.
E ftuara speciale e këtij auditori ishte Profesor Simona Massimino, nga Universiteti i Mesinës në Itali.
Ky leksion i hapur rikonfirmon rëndësinë e ndërkombëtarizimit të Universitetit të Shkodrës dhe sjelljen e trendeve më të fundit shkencore botërore pranë auditoreve tona.






