Pasi kryeministri Edi Rama lidhi ‘besën’ me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij maqedonas Zoran Zaev në lidhje me ‘Shengenin e Ballkanit’, vjen një reagim nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Façebook’ teksa sulmoi Ramën tha se kjo është poshtërsia e radhës nga ai, duke e cilësuar nisëm marrëveshje antishqiptare. Demokrati pohoi se kryeministri në një kohë kur deklarohet si i neveritur për çmimin Nobel ndaj Handke, shtrëngon duart me ish-ministrin dhe ish-zëdhënësin e Millosheviçit.

“Jo thjesht hipokrizi, po poshtersia e rradhes !
Rama deklarohet si i neveritur per çmimin Nobel ndaj Handke kur sapo ka shtrenguar duart me ish-ministrin dhe ish-zedhenesin e Millosheviçit ne nje marreveshje antishqiptare…!”, shkruan Paloka.

72180821 2228168750814432 5424230724876107776 N

Artikulli paraprakHAHN: SHTYRJA E HAPJES SË NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË DO TË ISHTE GABIM I MADH POLITIK PËR BE-NË
Artikulli tjetërNDOTJA E LUMIT TË BUNËS/ MALI I ZI I ANKOHET SHQIPËRISË: DO TË INFORMOJMË NDËRKOMBËTARËT