Fluksi I aplikimeve ne zyren e Hipotekes Shkoder eshte mjaft I larte.

Cdo dite rregjistrohen rreth 100 aplikime te ndryshme nderkohe drejtori i ketij institucioni Shkelzen Berisha pranon se ka mungesa ne personel, problem ky qe ndikon ne sherbimin ndaj qytetareve. Nderkohe viti 2016 ka nisur me nje organizim te ri te drejtorise se Hipotekes Shkoder. Drejtori Berisha tregon se per te shmangur radhet e gjata dhe permiresimin e sherbimit do te shtohen sportele dhe per cdo zone do te kete pergjegjes perkates. Edhe pse shërbimet ne zyrat e pasurive te palujtshme janë modernizuar dhe gjithçka ka shkuar drejt dixhitalizimit të plotë të të dhënave, perseri qytetaret qe i drejtohen ketij institucioni ne qytetin e Shkodres vazhdojne te presin ne radhe per te kryer sherbimet e nevojshme. Nderkohe sipas drejtorit Berisha , me organizimin e ri kjo situate pritet te marre zgjidhje njehere e mire.