
Edhe pse qeveria e ka specifikuar në VKM qe kryefamiljarët pensionistë, ata që trajtohen me ndihmë ekonomikë por dhe personat para dhe tetraplegjikë të jenë të përjashtuar nga taksa e pronës,
qytetarët shkodranë pohojnë se përveçse nuk janë të informuar se nuk duhet ta paguajnë këtë të fundit ata shprehen se institucionet përgjegjëse u kanë marrë këtë tarifë madje që në muajin mars edhe pse me ligj duhet të fillonte në muajin prill.
Nuk dihet ende nese kjo proçedurë do të vijojë edhe muajt tjerë apo këta persona do të përjashtohen me skema lehtësuese prej kësaj barre që rëndon jo pak në ekonominë e tyre e cila është mjaft e dobët.
Informimi duket një mision I pamundur për institucionet në qytetin e Shkodrës. Megjithatë kjo gjë ndikon drejtpërdrejt vetëm tek qytetarët.


