
Me një karrierë 36-vjeçare dhe mbi 2000 vepra të realizuara, piktori i mirënjohur shkodran Shpëtim Garuci vijon të mbetet një nga zërat më aktivë në artin pamor, brenda dhe jashtë Shkodrës. Në një rrëfim mbi rrugëtimin e tij artistik, Garuci kthehet pas në kohë te fillesat e kësaj eksperience dhe bashkëpunimet me emra të spikatur të pikturës shqiptare.
Burimi kryesor i frymëzimit për krijimtarinë e tij mbetet vetë qyteti i Shkodrës me historinë e pasur, traditën dhe arkitekturën e saj karakteristike, të cilat përcillen me mjeshtëri në çdo telajo.
Pasionin dhe punën e tij shumëvjeçare, Garuci i ka ndarë vazhdimisht me publikun përmes ekspozitave të ndryshme. Së fundmi, ai çeli ekspozitën e tij të tretë personale, ku prezantoi mbi 40 punime të reja.
Për të gjithë brezin e ri që kërkon të ndjekë rrugën e bukur por të sfiduese të artit, piktori shkodran ka edhe një këshillë vlefshme.






