Dashuria është ndjenja më e fortë që mban të gjalla emocionet që në ditën e parë të jetës dhe deri tek e fundit. 14 shkurti, dita e të dashuruarve është një simbol i dhurimit të emocioneve më të bukura. “Mjeshtri i Madh” i humorit dhe artit Zef Deda nuk harron asnjëherë që në çdo 14 shkurt t’i bëjë dhurata të ndryshme bashkëshortes së tij Rozinës.

Që në orët e mëngjesit Zef Dedën e gjejmë tek dyqani duke marrë dy lule dhe një zemër për bashkëshorten e tij

Bashkë me aktorin Zef Deda nga dyqani i luleve në pedonalen “Kolë Idromeno” nisemi drejt vendit të punës së bashkëshortes së tij. Rozina punon tek posta shqiptare në Shkodër dhe tashmë surpriza e bukur e bashkëshortit të saj është gati duke krijuar një atmosferë tejet të bukur ndërsa emocionet për Rozinën janë të mëdha. Bashkëshorti i saj i bën këtë surprizë për 41 vite me radhë

Dashuria në familjen Deda ashtu si në shumë familje të tjera është burimi i gjithçkaje të bukur e një meritë për mjeshtrin e humorit Zef Deda ka bashkëshortja e tij.

Rozina Deda mes emocionesh falenderon bashkëshortin e saj e ndërsa thotë se të gjithë bashkëshortët duhet të jenë të dashur si mjeshtri i humorit Zef Deda

Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shkodër dhe qytete të tjera të Shqipërisë një pjesë e konsiderueshma kanë festuar 14 shkurtin ditën e dashuruarve, duke bërë dhurata, surpriza si dhe duke lënë mënjanë të paktën për një ditë problemet që mund të ketë secila familje.

Artikulli paraprakSHKODËR, “TURQISHTJA GJUHA E TOLERANCËS NË BALLKAN”
Artikulli tjetërSHKODËR, ZV.MINISTRJA E EKONOMISË DEBAT ME TË RINJTË