Këto pamje që po shihni tregojnë kushtet e vështira në të cilat lëvizin banorët e fshatit Shirq në njësinë administrative Dajç. Gentian Oblika detyrohet të mbajë në krahë fëmijët e tij për të kaluar oborrin e shtëpisë pa u lagur, pasi prej një muaji ka prezencë uji deri në 50 cm. I veshur me çizme ai tregon se kjo gjë I është kthyer në rutinë tashmë.

Ai tregon se gjatë kësaj periudhe të vështirë nuk ka patur mbështetje nga institucionet, duke e detyruar që ta blejë vetë bazën ushqimore për më shumë gjënë e gjallë, pasi ato pak hektarë që kishte të mbjellë me jonxhë dhe asull tashmë I ka nën ujë.

Ai kërkon që institucionet të angazhohen në ndihmë të banorëve të cilët po humbin një pjesë të konsiderushme të pasurisë si pasojë e tokave të përmbytura.

Kushtet e vështira me të cilat përballen banorët e zonave të përmbytura, nuk I pengojnë të ata për të ndërprerë procesin mësimor të fëmijëve duke u detyruar të gjejnë çdo mënyrë të mundshme për të mbajtur ritmin normal të jetës.