Ky është Xhelal Zaganjori, shkrimtari 83 vjecar i cili deri më tani i ka dhuruar lexuesve 19 libra me vlerë. Pavarësisht moshës së thyer, Xhelali vazhdon të shkruaj me të njëjtën dëshirë dhe pasion ashtu si në moshën 20 vjecare kur dhe pati fillimet e tij të parë në këtë fushë.

“Trendafilishtja Shkodrane e Artit” është libri për të cilin Xhelal Zaganjori ka 13 vite që punon. Ky libër flet për të gjithë artistët që kanë lënë gjurmë në artin shkodranë.

Pavarësisht se gjetja e informacionit ka qënë e vështirë sërish Xhelali nuk është ndalur duke punuar fort për të arritur në përfundim të librit.

Xhelal Zaganjori shpreson që të arrij të përfundojë dhe botojë së shpejti librin “Trendafilishtja Shkodrane e Artit” një libër ky që sipas tij do të jetë dhe libri më i rëndësishëm që ka shkruar.

Artikulli paraprakSHKODËR, STARTON EDICIONI I 12-të I FESTIVALIT “ANIFEST ROZAFA”
Artikulli tjetërSHIFRA REKORD NGA KORONAVIRUSI NË KOSOVË, REGJISTROHEN 562 RASTE TË REJA DHE 2 VIKTIMA NË 24 ORË