Arjanën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gjithmonë një çentro apo pjesë të kostumeve popullore që I punon deri në detajet më të vogla. Ajo thotë se pasionin e saj e ka zbuluar që në moshën 7 vjeçare ndërsa shton se ka mbi 35 vite që merret me këtë punë.

Edhe gjatë intervistës, Ardjana nuk e ndal punën për qëndisjen e çentros, modelin e së cilës vetëm ajo ka mundur ta ruajë me kalimin e viteve.

Emigrantët, të dashuruar pas simboleve kombëtare mbeten klientët më besnikë. Madje, shumë prej tyre e cilësojnë Ardjanën si “Artizanen e Shqipes”, duke iu referuar shqiponjës në veshjet e saj.

Porosia më e vështirë për t’u realizuar ka qenë në dhjetor të vitit 2019 ku Ardjanës iu desh të punonte me dorë 18 xhubleta dhe 13 kostume burrash për Sofrën e Dukagjinit që u zhvillua në Neë York.

Rrjetet sociale kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm për promovimin e punës së artizanes.

Intervistën artizania Ardjana Handraj e mbyll me një mesazh dhe njoftim të rëndësishëm.