
Në një qoshe në ane të aksit rrugor Lezhë-Shkoder, mes zhurmës së makinave dhe ritmit të përditshëm të jetës, një burrë dhe një grua kanë zgjedhur të punojnë krah për krah në një lavazh makinash për të siguruar jetesën e familjes së tyre.
Çifti, prinder të tre fëmijeve prej pesë disa vitesh, hapin çdo mëngjes dyert e lavazhit ku pastron dhjetëra makina në ditë, me përkushtim dhe ndershmëri. Edhe pse puna është e lodhshme dhe shpesh nën kushte të vështira atmosferike, ata nuk ankohen.
Mungesa e punëtoreve, detyroi nënën e tre fëmijeve që ti bashkohet punës së bashkëshorti.Fillimi ishte i vështire tregon Aleksa, por sot ndjehet mjaft mire me atë që bën.
Historia e tyre është një shembull i vërtetë i sakrificës dhe i vlerave familjare, në një kohë kur shumë të rinj largohen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.
Ky çift lavazhierësh në Lezhë tregon se me përkushtim dhe bashkëpunim, edhe punët më të thjeshta mund të bëhen me krenari dhe nder.