Në Kupën e Shqipërisë në atletikë morën pjesë edhe disa atlet nga Ukraina. Sportistët ukrainas që i shpëtuan luftës, disa prej tyre mbërritën në Shqipëri me të cilëve edhe atletë. Atletët në Kupën e Shqipërisë përfaqësuan ekipin e Elbasanit. Maria Larina, një 17 vjeçare e cila bën pjesë në disiplinën e hedhjes së gjyles vlerësoi aktivitetin e organizuar në Shkodër.

Atletja ukrainase na tregon se ajo vjen nga rajoni i Donetsk në Ukrainë, një zonë shumë e nxehtë e luftës nga Rusia.

17 vjeçarja tregon se familja ndodhet në Ukrainë ndërsa nuk është aspak dakord që rajoni i Donetsk të kalojë si territor i Rusisë sepse do të ishte shumë keq për gjithë banorët e këtij qyteti shprehet Maria.

Janë 10 persona, sportistë dhe trajnerë që nga Ukraina u zhvendosën në qytetin e Elbasanit dhe atje stërviten çdo ditë duke iu kthyer kështu jetës normale dhe duke qenë të sigurtë larg bombave dhe raketave që fluturonin çdo ditë afër kokave të tyre.