
Leonard Manerkolli e nisi rrugëtimin e tij si emigrant në Angli, por atje zbuloi pasionin dhe profesionin që do ta shoqëronte përjetë. Duke ndjekur shembullin e të vëllait, ai u bë berber në Londër, por klima dhe jeta larg vendit të tij nuk e bindën, ndaj pas tre vitesh u kthye në Shqipëri për të ushtruar të njëjtin zanat në Lezhë.
Përvojat mes dy vendeve e kanë bërë të kuptojë ndryshimet mes klientëve.Edhe pse ishte emigrant i paligjshëm, ai ka pasur klientë të të gjitha kategorive, madje edhe policë britanikë. Në Angli fitonte më shumë, por për të kjo nuk mjaftonte.
Sot, Leonard Manerkolli vijon punën si berber në Lezhë, duke e parë këtë zanat si më shumë se një punë – një pasion që e ka rikthyer në vendin e tij për të qëndruar përgjithmonë.