
Sot është Dita Ndërkombëtare e Jetimëve, një ditë që shërben për të kthyer sytë nga ata që jetën e nisën pa ngrohtësinë e prindërve. Kjo ditë mban brenda histori njerëzore të mbushura me dhimbje, por edhe me një forcë të jashtëzakonshme për të mbijetuar. Një prej tyre është edhe historia e Bertit. I mbetur vetëm në një moshë ku fëmijët e tjerë njohin vetëm lojërat dhe përkëdhelitë, Bertit iu desh të përballej me botën e egër të rriturve.
Ai u rrit nën peshën e rëndë të paragjykimeve të shoqërisë. Për shumë njerëz, statusi i tij ishte një “etiketë”, por për Bertin, ishte thjesht një pikënisje e vështirë për të dëshmuar të kundërtën.
Berti ka thyer çdo barrierë. duke u integruar plotësisht në shoqëri duke siguruar një jetesë të ndershme, por ka arritur të ndërtojë atë që i mungoi më shumë në fëmijëri, një familje të ngrohtë dhe të shëndoshë.
Shtëpia e tij sot nuk njeh më vetminë e dikurshme, por gumëzhin nga dashuria. Për Bertin, ky është suksesi i tij më i madh.






