Kjo është Brigjilda Curri, nënë e tre fëmijëve dhe infermiere në fshatin Bardhaj. Në vitin 2023, pas disa shqetësimeve në kraharor, ajo u përball me një diagnozë të rëndë — kancer gjiri.
Brigjilda kujton se në fillim frika dhe pasiguria e pushtuan, por dashuria e familjes dhe vullneti për të jetuar e ndihmuan të gjejë forcën për ta përballuar sëmundjen.
Sot, ajo e sheh jetën ndryshe — me më shumë ngjyra, me më shumë dritë dhe me më shumë mirënjohje. Brigjilda apelon ndaj grave dhe vajzave që të mos e neglizhojnë shëndetin, sepse një kontroll i vogël mund të bëjë ndryshimin e madh.
Në kuadër të fushatës “Tetor Rozë”, në Shkodër u zhvillua një marshim sensibilizues, organizuar nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor, Bashkia Shkodër dhe aktivistë.
Në semaforin qëndror, në sheshin “Nënë Tereza”, u vendos një tabelë simbolike për të kujtuar rëndësinë e kontrolleve periodike dhe mbështetjes ndaj grave që përballen me këtë sëmundje.
Sipas saj, gjatë vitit të kaluar në spitalin rajonal të Shkodrës janë regjistruar 21 raste të reja me kancer gjiri, ndërsa numri i kontrolleve vijon të mbetet i ulët, duke treguar nevojën për më shumë ndërgjegjësim.

Artikulli paraprakHANNA SUCHOCKA: SHQIPËRIA KA BËRË HAP MADHOR DREJT PAVARËSISË SË GJYQËSORIT
Artikulli tjetërLULISHTA E PAZARIT, FREKUENTOHET EDHE NË FAZË PUNIMESH