Ky është Martin Markvukaj, banor i fshatit Zagorë në Malësinë e Madhe.
Pas disa vitesh emigrim në Itali, Martini, i shtyrë edhe nga rrethanat familjare, vendosi të kthehej në Shqipëri dhe t’i përkushtohej bujqësisë.
Me kursimet e mbledhura ndër vite në emigrim, ai investoi në kultivimin e sherebelës, duke shpresuar se kjo do të ishte një mundësi e qëndrueshme për të siguruar të ardhura.
Fermeri thotë se, edhe pse çmimi i naftës është ndër më të lartët në rajon, subvencionet nuk po arrijnë tek fermerët, por shpërndahen në mënyrë selektive.
Martini tregon se situata në zonën e tij është bërë gjithnjë e më e vështirë, duke çuar në shpopullimin pothuajse të plotë të fshatit.
Nëse nuk do të ketë mbështetje konkrete nga shteti, ai thotë se e ardhmja për fermerët mbetet e pasigurt. Zagora është një fshat vetëm pak kilometra larg Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe Shkodrës, ku bujqësia mbetet burimi i vetëm i të ardhurave për banorët.

Artikulli paraprakDOBRAÇ I RI, BANORËT LËVIZIN MES GROPAVE DHE BALTËS
Artikulli tjetërPORTA E ALPEVE, DEPUTETJA E PS MARJANA KOÇEKU: 100 MILIONË EURO INVESTIM PËR ZHVILLIMIN E VERIUT