Ky është qeni Kuqo për shumë qytetarë që kalojnë në pedonale por dhe për pronarët e lokaleve Kuqo është një qen mjaft i dashur dhe miqësor që e duan të gjithë. Prej dy javësh qeni Kuqo nuk ndodhet më në pedonale aty ku ishin mësuar të gjithë për ta parë por ai është marrë në Kanada nga shkodrania Oli Pero e cila gjithmonë ka treguar kujdes për kafshë.

Në një lidhje skype nga Kanadaja aktivistja për mbrojtjen e kafshëve Oli Pero tregon rrugëtimin e emigrimit të qenit Kuqo nga Shkodra në Kanada.

Aktivistja tregon se tashmë Kuqo është i lumtur në shtëpin e re.
Tregoni dashuri për kafshët e tjera të rrugës është mesazhi që aktivistja ka për të gjithë qytetarët e Shkodrës.

Nuk kanë qënë të pakta rastet kur kafshët e rrugës kanë rënë pre e keqtrajtimeve nga persona të papërgjeshëm.

 

Artikulli paraprakAKUZA E BASHA: INSTITUCIONET SHTETËRORE ME KOD OMERTA TË MAFIES, PO PRODHOHET NJË EKONOMI E DROGUAR
Artikulli tjetërMJEKJA: SËMUNDJA “DORË, KËMBË, GOJË” PREK TË GJITHA MOSHAT