Prej 42 vitesh gjatë gjithë kohës është në teatrin “Migjeni”. I palodhur dhe i kudogjendur Pëllumb Gjonaj ka krijuar profilin e tij. Gjonaj i cili festoi 60 vjetorin e lindjes nuk ka ndryshuar asnjëherë. Në mënyrë modeste por me shumë respekt numëron në total 29 role dytësore një pjesë prej të cilave si figurant para viteve ’90 e më pas më drama e komedi. Në 60 vjetorin e tij, Pëllumbi i teatrit siç e njohin të gjithë është po aty, shtëpinë e tij të dytë teatrin “Migjeni”.

Gjonaj, një person me karakteristika të veçanta dhe i dashur me gjithë kastën e aktorëve thotë se ka marrë pjesë edhe në 8 filma duke qenë aktor i roleve të dyta edhe në kinematografi ndërsa kulmi i tij është filmi i famshëm “Vdekja e Kalit”.

Një nostalgji e respekt të madh ka për atë kastë aktorësh të mëdhenj të Shkodrës të cilët nuk jetojnë më dhe pati fatin që t’i njohë e të kalojë shumë ditë me to.

Shumë pak e dinë se Gjonaj i cili festoi 60 vjetorin e lindjes, punon roje në teatër por edhe pas vitit 2001 kur u punësua arriti të përshtatej duke ndjekur ëndrrën modeste të tij si aktor me role të dyta.

Teatri “Migjeni” për 60 vjeçarin i cili njeh çdo cep të atij teatri thotë se aktorët janë familja e dytë për të.

“Danimarka Toka Jonë”, “Një zjarrëfikës në oborrin e teatrit”, “Tre vetë në një varkë”, “Birrë, gozhdë dhe sapun” janë disa prej dramave ku Pëllumb Gjonaj ka marrë pjesë si dhe disa komedi të estradës së këtij teatri ndërsa do mbetet gjithmonë Pëllumbi i teatrit!

Artikulli paraprak“SHKATËRRIM” MJEDISOR, PËRROI QË NDOT LIQENIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërCOVID-19 NË KOSOVË, 920 TË INFEKTUAR DHE 28 VIKTIMA GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT